Edhe në Veles si në mbarë vendin njerëzit shpejtonin para fillimit të orës policore. Qytetarët kohën e lirë e shfrytëzuan për shëtitje, blerje dhe kafe.
Të rinjtë në këtë qytet nuk i respektojnë masat. Të mbledhur në grupe, pa ruajtjen e distancës dhe nuk përdornin maska.
Banorët e Velesit nuk kishin shumë vërejtje për ndalesën e lëvizjes, por thonë se kjo nuk duhej të ishte në mënyrë selektive.
“Po sillen kush si të dojë, thjeshtë. Dhe mendoj se kjo duhej të bëhet për gjithë Maqedoninë dhe ashtu do ishte në rregull”.
“Përgjithësisht siç mund të vërej unë, njerëzit i mbajnë maskat. Gjeneratat më të reja nuk e respektojnë këtë sa duhet, por shumica i mbajnë maskat”, thonë disa qytetarë.
Sot në Veles ka një rast të ri me Kovid 19, ndërsa gjithsej të infektuar janë 28 persona.