Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj vizitës që i ka bërë ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, stërvitjes së njësive speciale policore në kufirin me Kosovën.
Vela, përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar Vulinin një provokator që kontrollohet nga Rusia.
“Sot kujtuam mbi 50 anëtarë të familjes Jashari që u vranë brutalisht në vitin 1998 nga forcat policore-militare të Serbisë. Ministri i Brendshëm i Serbisë ka vizituar sot stërvitjen e njësive speciale policore në kufirin me Kosovën. Një provokator dhe person që kontrollohet nga Rusia që kërkon të krijojë telashe”, ka shkruar Vela.
Today, we remembered over 50 members of Jashari family that were brutally killed in 1998 by #Serbia’s pol/mil forces.
Today, Serbia’s Interior Minister visited the exercise of special police units at the border with #Kosovo.
A provocateur and 🇷🇺 lapdog seeking to steer trouble. pic.twitter.com/uu7NCwWluL
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 5, 2022
Në 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në kuadër të aktiviteteve sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/