Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës ka thënë se Serbia po vazhdon me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.
Vela në llogarinë e tij në Twitter, po ashtu ka thënë se Serbia ua ka lehtësuar të huajve marrjen e nënshtetësisë, transmeton Telegrafi.
“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, thotë ai.
Ndryshe, shqiptarët në Luginë tash e një kohë janë duke u përballur me pasivizimin e adresave. /Telegrafi/
While Serbia has made it easier for foreigners (read: Russians) to obtain citizenship, it’s carrying out ethnic cleansing through administrative means for Albanians in southern Serbia by “passivization” of residence addresses.
An EU candidate country role mode? I don’t think so! pic.twitter.com/TIOVMYFB5Q
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 29, 2023