Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela përmes infografikës ka treguar se sa ulëse do të kenë subjektet politike në Kuvend, në legjislaturën e tetë.
Sipas Velës, kjo është ndarja preliminare e ulëseve, ku nuk përfshihen votat e pranuara me postë, transmeton Telegrafi.
“Ndarja preliminare e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (pa llogaritjen e votave të pranuara me postë)”, ka shkruar Vela, sipër infografikës së publikuar në Twitter.
Në infografikën e publikuar, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, më 14 shkurt, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimit të votave të rregullt, sipas rezultateve që janë paraqitur nga KQZ, LVV është partia fituese, pastaj PDK, dhe LDK është radhitur në vendin e tretë.
Në shumicën e komunave janë numëruar të gjitha votat, ndërkaq numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve. /Telegrafi/
Ndarja preliminare e uleseve ne Kuvendin e Kosoves (pa llogaritjen e votave te pranuara me poste). #Zgjedhjet2021 #Kosova pic.twitter.com/I9jaGquW21
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) February 15, 2021