Shefi i personelit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar lidhur me atë siç e ka quajtur ai shpërndarjen e narrativeve ruse nga ana e medieve pro-qeveritare në Serbi me qëllim të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.
Vela me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se, presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet të zgjedhë, e jo të ulët në dy karrige të ndryshme.
“Mediet pro-regjimit të Serbisë po veprojnë si përforcues të narrativit rus që promovon pikëpamjet e partive të ekstremit të djathtë në Evropë në mënyrë që të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe t’i shërbejnë interesave ruso-serbe. Vuçiq duhet të zgjedhë, ai nuk mund të ulet në të njëjtën kohë në dy karrige të ndryshme”, ka reaguar Vela, përcjell Telegrafi.
#Serbia’s pro-regime media act as amplifiers of false Russian narrative that promotes views of the extreme right parties in Europe in order to destabilize the Western Balkans and serve Russian-Serbian interests. Vučić has to choose, he can’t sit at two chairs at the same time! pic.twitter.com/BJWb0miaB5
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 22, 2021
Po ashtu, ai ka shpërndarë një video, e cila tregon se si me anë të ndihmës së Rusisë, grupet e ekstremit të djathë në Evropë përdorin strategji për ta destabilizuar rajonin.
“Një video e shkëlqyer që ekspozon bashkëpunimin e Rusisë me grupet ekstremit të djathtë në Evropë dhe strategjinë e përdorur për të destabilizuar rajonin me aktorë/strategji të njohura. Kundërshtimi i ndikimeve të tilla malinje kërkon integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen Euro-Atlantike”, ka përfunduar ai.
A great video exposing #Russia’s collusion with Europe’s far right groups and the strategy used to destabilize a region with familiar actors/strategies. Countering such malign influences requires integrating the Western Balkans in the Euro-Atlantic family. https://t.co/pqLuLI4W53
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 22, 2021
Ditë më parë, në disa media ballkanike dhe vendore ishte publikuar lajmi i revistës gjermane “Zuerst” për një “non-paper” të ri mbi Kosovën.
Revista e cila ndjek politika ekstreme, publikon këtë dokument që thuhet se përmban 16 pika ku parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.
Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë, në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një sulmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.
Sipas njohësve të sigurisë, Ochsenreiter ka lidhje me ekstremin e djathë rusë dhe atë serb. /Telegrafi/