Njerëzit nga fshatrat dhe qytetet përreth janë ngopur dy ditë radhazi me dreka Phuljharia Kunwar, e cila jeton në shtetin lindor të Bihar pa familje apo të afërm.
Kunwar ka shpenzuar 37.500 dollarë amerikanë (23.800 euro) për ndejën. Zyrtarët lokalë thonë se ajo ka shpenzuar dorëlirshëm në ushqime, sepse nuk ka askënd t’ia lë trashëgim pasurinë e saj.
"Ajo na ka thënë se tani mund të filloi udhëtimin e saj të fundit dhe se shpirti i saj mund të pushojë i qetë në parajsë", ka thënë Ajay Kumar Bulganin, një ligjvënës lokal i cili ka marrë pjesë në ndejën e organizuar të mërkurën dhe të enjten.
"Ajo ka qenë e brengosur se askush nuk do të përkujdeset për organizimin e një ndeje pasi që ajo të vdes", ka shtuar ai.