Site icon Telegrafi

Vejseli-Zhbogar: Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Abdyladi Vejseli, ka takuar ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për sfidat e partive politike për përgatitjet për këto zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vejseli i tha ambasadorit Zhbogar se janë të hapur për koalicione opozitare por nëse i njejti nuk inicohet nga partitë tjera, atëherë PPD do të shkojë e vetme në zgjedhje. Vejseli i shprehi keqardhje që vendi shkon në zgjedhje pa balancim të njesive zgjedhore.

Ambasadori Zbogar qartësoi se qëndrimi i BE-së i shprehur nga komisioneri Johannes Hahn në takimin e fundit me liderët e partive politike pjesë e Përzhino-s 1 dhe 2 ka qenë që në zgjedhje mos të hyhet pa zgjidhjen e dilemave të mosbalancimit të njlësive zgjedhore dhe megjithëkëtë BE pret që më 11 dhjetor të ketë zgjedhje të parakohëshme ashtu siç janë marrë vesht partitë politike.

Nga mënyra e realizimit të zgjedhjeve demokratike, të lira dhe kredibile do të varet edhe niveli i bashkëpunimit të BE-së me Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet, theksoi Zbogar, duke vënë edhe njëherë në dije se BE dhe OSBE-ODIHR i kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që Republikës së Maqedonisë t’i ndihmojnë që ajo me sukses ta realizojë procesin zgjedhor./Telegrafi/

Exit mobile version