Telegrafi

Vejseli: Gëzohem që me humorin tim i kam bashkuar kombësitë në Maqedoni (Video)

Aktori shkupian që e luan rolin “Talati” në serialin Prespav, Driton Vejseli ka folur për Telegrafin rreth çmimit që ju dha nga Zyra e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

“Ky çmim për mu ishte befasi pasi kishte proces të votimit dhe realisht nuk prisja që do të marr vendin e parë me shumicën e votave. çmimin e mora. Gëzohem që me anë të humorit arrita t’i bashkoj kombësitë në Maqedoni” tha për Telegrafin, Driton Vejseli, aktor nga Shkupi.

Lexo po ashtu Driton Vejseli shpallet evropian i vitit në Maqedoninë e Veriut

Telegrafi e takoi Vejselin në Antali ku së bashku ishin pjesë e grupës informative të dërguar nga Fibula Air Travel Maqedoni.

Vejseli është aktor i punësuar në Teatrin e komedisë në Shkup kurse aktualisht është në pritje të xhirimeve për sezonën e katërt të epizodit Prespav, projekt i financuar edhe nga Zyra e BE-së në Maqedoni. /Telegrafi/