Telegrafi

Vejseli: Besa nuk duhet t’ia jap nënshkrimet LSDM-së pa garancë për zbatim të platformës shqiptare

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Abdyladi Veseli, në një emision në gjuhën shqipe në TV Nova deklaroi se është e pakuptimtë që Lëvizja Besa ta mbështes LSDM-në me nënshkrimet, pa mos marrë garancë për realizim dhe pranim të platformës së partive shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi që një subjekt politik maqedonas të përkrahet “bllanko” nga një subjekt politik shqiptarë, më konkretisht Lëvizja Besa pa marrë asnjë garancë se LSDM-ja do ta zbaton platformën e partive politike shqiptare, dhe pikat që dalin nga ajo platformë, të cilën e kanë nënshkruar edhe vetë ajo. Me këtë po nënkuptoj se vetë tre partitë politike shqiptare të cilat nënshkruan këtë platformë kanë përçarje në mes tyre rreth zbatimin të saj”, theksoi Veseli./Telegrafi/