Telegrafi

Vehbi Kajtazi: Policia më ofroi mbrojtje të afërt, nuk pranova (Video)

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka bërë të ditur se janë mbi 1200 përgjimet të cilat do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë një muaji të ardhshëm.

Ai thotë se në këtë mes janë të përfshirë shumë zyrtarë të institucioneve.

Kajtazi në një intervistë për InfoBox, ka thënë se vazhdimisht është në presion dhe po kërcënohet por ai ka thënë se nuk ka në plan të dorëzohet.

Gazetari Kajtazi, shtoi se polica i ka ofruar mbrojtje të afërt por ai nuk e ka pranuar.