Telegrafi

Vehapi takon familjarët e dëshmorëve në Ditën e Çlirimit

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka pritur sot në një takim familjarët e dëshmorëve me rastin e Ditës së Çlirimit.

Komuna e Rahovecit po shënon sot 18 vjetorin e çlirimit me një varg aktivitetesh.

Me këtë rast do të bëhen homazhe tek lapidarët e dëshmorëve ndërsa do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.