Telegrafi

Vehapi, MBPZHR shumë e suksesshme

Ministri Idriz Vehapi, e ka quajtur vitin 2009, si të suksesshëm. Kjo ministri gjatë vitit që po e lëmë pas ka pasur në dispozicion 15.055.338 euro për realizimin e projekteve të saj të cilat i ka realizuar rreth 90 %. “MBPZHR gjatë vitit 2009 është angazhuar në zbatimin e planit të zhvillimit rural e bujqësor, plan ky që ka për qëllim zhvillim të qëndrueshëm bujqësor dhe zona të zhvilluara rurale”, ka thënë Vehapi. Ai më tutje ka potencuar se prioritet kanë pasur ristrukturimi i sektorit bujqësor; shpërndarja e grandeve dhe subvencioneve; rehabilitimi I sistemeve të ujitjes; mbështetja e zbatimit të strategjive lokale dhe; ripyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura. Për mbështetjen e këtyre projekteve kjo ministry ka hartuar strategji sektoriale zhvillimore, si Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë 2010-2020; Strategjinë Nacionale për Konsolidimin e Tokave Bujqësore 2010-2020 dhe Strategjinë e zhvillimit të Hortikulturës