Telegrafi

Vehapi, gjermanë na ndihmoni për bujqësinë

Në një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë gjermane të Bujqësisë, Gert Lindemann, Vehapi ndër të tjera ka shprehur dëshirën që vitin e ardhshëm edhe Kosova të prezantohet në këtë panair. Sipas ministrit Vehapi, edhe homologu i tij hungarez, Josef Graf, i cili gjithashtu u ndodh në Berlin në panairin agrar u tregua i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën. Ministri hungarez i Bujqësisë Graf, i cili është bashkë-organizator i Javës së Gjelbër 2010, e ftoi Vehapin për një vizitë në vendin e tij nga mesi i shkurtit.