Site icon Telegrafi

Veglat e lashta muzikore dhe roli i tyre në trashëgiminë kulturore

Veglat e lashta muzikore dhe interpretuesit e tyre u shfaqen në teatrin e lashtë të Kalasë së Ulqinit, duke përkujtuar shpirtin e artit popullor. Në këtë kuadër u mbajte edhe simpoziumi kombëtar “Instrumentet klasike të muzikës shqiptare” ku u ravijëzua rëndësia e ruajtjes së kësaj trashëgimie.

Studiuesi dhe njohësi i mirë i muzikës shqiptare, Zef Çoba, thekson rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite. Ndërsa, studiuesi Pirro Misha vë në dukje rrezikimin e veglave muzikore nga muzika e sotme elektronike.

“Elektronika ka krijuar disa instrumente të atilla që tentojnë të imitojnë instrumentet popullore. Por, këto instrumente nuk kanë arritur të zëvendësojnë atë bukurinë dhe timbrikën e instrumenteve tradicionale popullore”, thotë Misha.

Veglat popullore tek shqiptarët në Mal të Zi, sipas këngëtarit të njohur të folklorit, Nikollë Nikprelaj dikur ishin shumë të përhapura, ndërkohë sot janë duke shkuar drejt zhdukjes.

“Të paktë ose aspak janë ata që kultivojnë në mënyrë të mirëfilltë këto instrumente”, thotë ai.

Veglat e lashta muzikore tregojnë historinë muzikore të një kombi. Shumë prej këtyre veglave kanë nisur të dalin nga përdorimi çka paraqet një shqetësim për studiues shqiptarë. /VoA/

Exit mobile version