Në një forum të vegjetarianëve në internet, një grua ka treguar për dhuratën që ka pranuar gjatë një takimi me një mashkull.
Asaj i ishte dhuruar lakër jeshile, së bashku me një shënim se ai e pranon për zgjedhjen që ka bërë ajo për të mos konsumuar mish, transmeton Telegrafi.
“Kjo bimë është e mbushur me përbërës të shëndetshëm, por nuk e konsideroj si dhuratë. Është sikur një mishngrënësi t’i dërgohet një kilogram biftek, apo kofshë pule”, ka shkruar ajo në postim.
Mirëpo, komentuesit nuk u pajtuan shumë me mendimin e saj, duke e konsiderur si dhuratë normale.
“Ndoshta është pak naiv, por ai paska bindje serioze, madje është shumë i përkushtuar ndaj teje” është një koment që e shoqëron rastin. /Telegrafi/