Telegrafi

Vegjetacioni shpëton jetën e një piloti

Kapiteni Solomon Nyanjui ishte shpallur i zhdukur, pas rrëzimit të helikopterit të tij, kah mesi i muajit nëntor, gjatë një fluturimi prej qytetit Isiolo drejt kryeqytetit Nairobi.

Megjithatë, falë vegjetacionit të dendur në atë pjesë ku është rrëzuar, rënia e tij drejt tokës ishte zbutur ndjeshëm, dhe ai ka arritur të mbijetojë.