Telegrafi

Vegimi dhe Mimoza, emrat e AKR-së për kreun e MZHE-së

Kreu i AKR-së ka thënë se synimi i tyre është Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe tashmë partia e tij i ka caktuar dy emra që do të mund të udhëheqin këtë dikaster, por që për të marrë pajtimin për ta e pret kryeministrin Hashim Thaçi.

Pacolli nuk e ka mohuar e as pohuar nëse emrat e propozuar nga AKR-ja për ministrinë e zhvillimit ekonomik do të jenë Vegim Gashi dhe Mimoza Kusari – Lila, transmeton KTV.

Lideri i AKR-sw ka thënë se ndryshime nuk pritet të ketë vetëm sa i përket postit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, por edhe në ministri të tjera të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/