Site icon Telegrafi

Vedati Bajrami është bërë baba, mësoni gjininë dhe emrin e fëmijës

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, është bërë baba.

Bashkëshortja e komikut, Allmira, të martën ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, njofton Klan Kosova.

Ata janë bërë me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Toka.

Kujtojmë që Vedati dy vite më parë i dha fund beqarisë. Pjesëtari i “Stupcave” u martua me Allmira Mullaabazin me një dasmë madhështore, ku pati shumë të ftuar e që gjysma prej tyre ishin figura publike.

Exit mobile version