Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se si Mallorca i dha leje për të udhëtuar në grumbullimin e Kosovës për sfidën ndaj Izraelit.
Muriqi ka thënë se ka qenë i vendosur që të bëhet pjesë e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.
Në një intervistë për Klan Kosovën ai ka deklaruar se i ka dalë mirë në të dy anët për shkak se Mallorca e ka shtyrë ndeshjen ndaj Cadizit, e cila ka qenë e planifikuar të zhvillohet sot (e diel) në La Liga.
“Unë e kam pasë 100 për qind saktë që dua me shku, kur e mora ftesë me shku, falë Mallorcës e ka anuluar, e ka shtyrë lojën po më del në dy anët mirë”, ka deklaruar Muriqi.
Dueli mes Kosovës dhe Izraelit do të luhet sot (e diel) duke filluar nga ora 20:45./Telegrafi/