Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është mjaft i komentuar kohëve të fundit sa i përket të rejave në karrierën e tij.
Muriqi i ka konfirmuar drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet në verë nga Fenerbahce, në drejtim të një kampionati më të fortë.
Ndërkohë, të reja duket se ka edhe në jetën e tij private, kjo pasi ai dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të dytë.
Këtë e ka konfirmuar bashkëshortja e sulmuesit, Edibe Jorganxhiu Muriqi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Edibe ka shfaqur një imazh të sajin bashkë me burrin dhe djalin e tyre Orhanin, teksa në duar mbajnë fotografitë e mamografisë.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo përveç urimit për ditëlindje, konfirmoi edhe që dyshja tashmë janë në pritje të një fëmije të dytë.
“Urime ditëlindjen dhe jam e lumtur të të kem ty, babain e fëmijëve të mi. Ne të duam ty shumë”, ka shkruar në turqisht, bashkëshprtja e Muriqit. /Telegrafi/