Telegrafi

Vedat Muriqi shënon pas asistimit të Rashicës, Kosova dyfishon epërsinë ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka gjetur golin e dytë në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.

Është sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë 2-0.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 63-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas asistimit të saktë të Milot Rashicës. /Telegrafi/