Mallorca dhe Barcelona po luajnë ndeshjen e planifikuar për javën e 19-të në La Liga, ku protagonist ishte Vedat Muriqi.
Barcelona e nisi më mirë ndeshjen duke gjetur golin që në start, me Ferran Torres që shënoi në minutën e 12-të për 1-0.
Mallorca tentoi të barazonte, por golin e gjeti vetëm në minutën e 45-të, kur Vedat Muriqi shënoi nga afër për 1-1.
Don Muriqi.
El eterno padre de los clubes grandes.
— Fans Real Madrid (@Brayan__RM) December 3, 2024
Ky është goli i tretë këtë sezon në La Liga për Muriqin.
Sulmuesi ishte i dënuar me dy ndeshje, pasi mori një karton të kuq dhe sot është kthyer në formacion. /Telegrafi/