Futbollisti prizrenas, Vedat Muriqi, formën që e kaloi në Giresunspor, po vazhdon edhe te skuadra e re Genclerbirligi.
Vedati ka shënuar golin e vetëm për Genclerbirligi, derisa skuadra e tij pësoi 3-1 kundër Asteras Tripolis në ndeshjen miqësore.
Muriqi, vitin e kaluar në ligën e parë të Turqisë, ka shënuar 17 gola, derisa sivjet ai do të luaj në Superligën turke, kundër lojtarëve si Van Persie, Eto’o, Sneijder, Quaresma e yje të tjerë.