Telegrafi

Vedat Muriqi pritet të startojë në ndeshjen e Coppa Italia ndaj Parmas

Lazio pret Parman në ndeshjen e fundit të 1/8-tës në Coppa Italia, ku Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha pritet të fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klubit emilian në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Olimpico me fillim nga ora 21:15.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Atalantan në Bergamo më 27 janar dhe do të bashkohet në çerekfinale me klube si Napoli, Spezia, Inter, Milan, SPAL dhe Juventus.

Simone Inzaghi pritet të ndryshojë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme me Marco Parolo që futet në pjesën e pasme, pranë Wesley Hoedt dhe Francesco Acerbi.

Manuel Lazzari vazhdon në të djathtë, me Jean-Daniel Akpa Akpro, Gonzalo Escalante dhe Sergej Milinkovic-Savic në mes dhe Mohamed Fares në të majtë.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi dhe Pereira pritet të fillojnë në sulm, ndërsa në portë pritet të rikthehet portieri i Shqipërisë, Strakosha.

Formacioni i mundshëm i Lazios: Strakosha; Parolo, Hoedt, Acerbi; Lazzari, Akpa Akpro, Escalante, Milinkovic, Fares; Muriqi, Pereira

/Telegrafi/