Vedat Muriqi ka arritur të shënojë edhe në miqësoren e dytë me radhë, kësaj here ndaj klubit të njohur gjerman Wolfsburg.
Sulmuesi shtatlartë e ka gjetur shumë mirë vetën në ambientin e ri.
Pas ndeshjes së parë ndaj Buesasporit ku shënoi dy herë, edhe në ndeshje me Wolfsburgun ai e ka gjetur rrjetën.
Zhvillohet minuta e 25-të, ku pas një harkimi në zonë, u krijua tollovi, ndërsa Muriqi nga afër arriti të shënojë.
VEDAT MURIQI ALEV ALDI ?
2 MAÇ
3 GOL pic.twitter.com/SRWPeWimJf— Bulls Arena (@bullsarena) July 22, 2019
Tifozët e klubit të njohur turk janë dashuruar në Muriqin, pas paraqitjeve të mira të tij. /Telegrafi/