Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi me një reagim të gjatë sqaron detajet e mungesës së tij: Ishte e pamundur të vija, kisha shumë probleme fizike

Vedat Muriqi ishte në qendër të kritikave nga tifozë të shumtë të Kosovës, shkak mungesa e tij në ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut, ku pësuam humbje me rezultat 2-1.

Sulmuesi prizrenas ishte akuzuar se i mungoi dëshira dhe vullneti për të luajtur në ndeshjen më të rëndësishme të “Dardanëve”, derisa u shigjetua për mungesën e tij gati një vjeçare te Kosova.

Anëtari më i ri i Lazios ka reaguar përmes një publikimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale, teksa ka sqaruar arsyet e mungesës së tij.

Muriq ka bërë të ditur për vështirësitë që ka patur tani e një kohë të gjatë, duke nisur nga lëndimi që e la jashtë fushës për gati një muaj, si dhe infektimi me COVID-19.

Në fund Muriqi shtoi se beson në sukseset e Kosovës dhe së shpejti do të vijnë ato.

Për ta ndjekur mesazhin e plotë të Muriqit vazhdo dhe lexo publikimin e plotë të tij:

/Telegrafi/

Exit mobile version