Sulmuesi shqiptari i Rizesport, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formë të mirë te klubi i tij, duke mos i ndalur golat.
Ai shënoi gol në ndeshjen e fundit ndaj Besiktasit ku skuadra e tij humbi 7-2.
Ndaj Besiktasit ky ishte goli i 12-të në Superligë këtë edicion, duke dhënë edhe shtatë asistime në 27 ndeshje.
Yav dayı ne yapıyorsun dkdkdksksksksksksk seviyorum bizim milleti nasıl bir seviniş bu ya Vedat Muriqi golünde #Beşiktaş #Rizespor
Çaykur Rizespor – Beşiktaş dkdkdksk pic.twitter.com/6cFOVtVpwu— Batu (@Batussyy) April 8, 2019
Ai renditet i pesti në listën e top shënuesve me gola të barabartë me Hugo Rodallegan dhe Burak Yilmazin.
I pari është anëtari i Galatasarayt, Mbaye Diagne me 26 gola, kurse vendin e dytë e zë Pappis Cisse i Alanyasporit me 13 gola.
Muriqi po kërkohet me ngul nga Fenerbahce dhe sipas medieve turke bisedimet janë duke shkuar shumë mirë.
Rizespori i Muriqit këtë sezon ndodhet në vendin e 11-të me 34 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/