Telegrafi

Vedat Muriqi në formacionin e sezonit në Turqi

Vedat Muriqi ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në ligën elitare të shtetit turk.

Sulmuesi i përfaqësueses sonë ishte golashënuesi i tretë i kampionatit të Turqisë me 17 gola dhe tetë asistime.

Kjo ka bërë që lojtari i Rizesporit të gjejë vend edhe në formacionin e më të mirëve të sezonit duke u pozicionuar në qendër të sulmit.

Theksojmë se shtatgjati 25-vjeçar po kërkohet nga një numër i madh i klubeve duke përfshirë Fenerbahçen, Levanten, Celta Vigon si dhe Toulousen.

Kujtojmë se lojtari karrierën e ka filluar në Lirinë e Prizrenit gjersa ka luajtur edhe në Teutë të Durrësit e Giresunspor e Genclerbirligi.

Lexo po ashtu Dy skuadra spanjolle dhe një italiane interesohen për Vedat Muriqin

Ndryshe, Galatasaray ka arritur të mbrojë titullin e kampionit për të dytin vit rreth në Superligën e Turqisë.

“Cim Bom Bom” është shpallur kampion për të 22 herë në 114 vite ekzistencë, që nga koha kur e themeloi djali i rilindasit shqiptar, Sami Frashërit, Aliu. /Telegrafi/