Vedat Muriqi ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në ligën elitare të shtetit turk.
Sulmuesi i përfaqësueses sonë ishte golashënuesi i tretë i kampionatit të Turqisë me 17 gola dhe tetë asistime.
Kjo ka bërë që lojtari i Rizesporit të gjejë vend edhe në formacionin e më të mirëve të sezonit duke u pozicionuar në qendër të sulmit.
https://youtu.be/-pu-X9MwWK4?t=10
Theksojmë se shtatgjati 25-vjeçar po kërkohet nga një numër i madh i klubeve duke përfshirë Fenerbahçen, Levanten, Celta Vigon si dhe Toulousen.
Kujtojmë se lojtari karrierën e ka filluar në Lirinë e Prizrenit gjersa ka luajtur edhe në Teutë të Durrësit e Giresunspor e Genclerbirligi.
Ndryshe, Galatasaray ka arritur të mbrojë titullin e kampionit për të dytin vit rreth në Superligën e Turqisë.
“Cim Bom Bom” është shpallur kampion për të 22 herë në 114 vite ekzistencë, që nga koha kur e themeloi djali i rilindasit shqiptar, Sami Frashërit, Aliu. /Telegrafi/