Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi mungon ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë

Foto: FFK.com

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë.

Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë.

Exit mobile version