Telegrafi

Vedat Muriqi: Mezi pres të realizoj gol për Kosovën (Video)

Kosova do të zhvillojë të premten ndeshjen e parafundit në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja jonë do të takohet para shikuesve të vetë me kombëtaren e Ukrainës, e cila në takimin e parë triumfoi me rezultat 3-0.

Para takimit të së premtes, në një prononcim për Telegrafin ka folur sulmuesi , Vedat Muriqi ku pohoi se mezi pret të realizojë një gol në fanellën e Kosovës.

Stërvitja e fundit e përfaqësueses së Kosovës para udhëtimit për në Shkodër

“Siç po e shihni edhe ju jemi këtu se po përgatitemi maksimalisht për Ukrainën, ku ekziston një atmosferë e jashtëzakonshme mes futbollistëve, por mes nesh dhe stafit të kombëtares. Pres përkrahje maksimale të mediave si dhe të tifozëve”, tha fillimisht Muriqi.

Ai më tutje deklaroi se kanë analizuar kombëtaren e Ukrainës duke i studiuar dobësitë e kundërshtarit.

“I dimë anët e forta ashtu sikur se edhe të dobëta të Ukrainës dhe po shpresojmë se do të nxjerrin pikët maksimale ditën e premte. Sulmuesi matet me gola, pa marrë parasysh a je në ekip a kombëtare. Mezi pres të shënojë gol për fanellën e kombëtares pasi që është ndjenë e jashtëzakonshme. Është ndjenjë ndryshe kur e ki topin para zonës së rreptësisë gjera e vesh fanellën e Kosovës”, tha sulmuesi i Genclerbirligit.

Lexo po ashtu Bunjaku flet për Telegrafin: Tregon gjendjen e fundit të përfaqësueses (Video)

Ndryshe, Muriqi deri më tani për skuadrën turke ka pasur 42 paraqitje duke realizuar gjashtë gola ndërsa për Kosovën ka djersitur fanellën në katër raste dhe nuk ka arrit të realizojë gol.

Vlen të theksohet se në takimin e fundit të këtij cikli të kualifikueseve, Kosova do ta zhvillojë të hënën kundër Islandës. /Telegrafi/