Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi me mesazh të fuqishëm për Lirinë para ndeshjes së barazhit me Ferizajn

Liria është shumë afër që të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Klubi nga Prizreni do të përballet me Ferizajn në barazh në duelin që zhvillohet këtë të diel.

Përballja që e përcakton edhe kush do të luajë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të nisë në ora 15:00, ndërsa do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Por, para këtij takimi, Liria ka marrë një mesazh tejet motivues dhe nga hiq më pak se ish-lojtari i tyre dhe ylli ndërkombëtar – Vedat Muriqi.

“Përshëndetje për të gjithë. Në radhë të parë ju përgëzoj të gjithë juve, për suksesin deri më sot”, thotë fillimisht sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas.

“Ka mbetur edhe një hap i vogël për të hyrë në Superligën e Kosovës, kështu që unë ju urojë shumë suksese në ndeshjen e barazhit”.

“Nuk kam aspak dyshim që do e kalojmë barazhin dhe do hyjmë në Superligën e Kosovës. Forca Liria!”, ka shtuar më tej Muriqi. /Telegrafi/

Exit mobile version