Telegrafi

Vedat Muriqi me mesazh për tifozët e Lazios par largimit drejt Mallorcas

RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.

Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën me klubin e ri. Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi.

Sulmuesi i fuqishëm ka falënderuar Lazion dhe tifozët e saj për përkrahjen, ndërsa ka shtuar se do të mbetet tifoz i klubit.

“Dua t’i falënderoj tifozët e vërtetë të Lazios për besimin, respektin dhe përkrahjen që ma kanë dhënë. Për fat të keq unë nuk kam mundur ta tregoj Vedatin e vërtetë në fushë”.

“Faleminderit shumë që keni bërë Romën shtëpinë tonë, për mua dhe familjen time dhe duke reflektuar dashurinë ndaj nesh”.

“Zemra ime dhe përkrahja do të jetë për juve për pjesën tjetër të kampionatit”, ka shkruar Muriqi në “Tëitter”.

Sulmuesi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola. /Telegrafi/