Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi, merr në shtëpi me plotë nënshkrime topin që shkroi histori 

Vedat Muriqi tashmë e ka në duar topin historik të het-trikut kundër Islandës (3-1), një suvenir i veçantë që simbolizon suksesin e madh të Kosovës në Ligën e Kombeve.  

Pas ndeshjes, topi u nënshkrua nga të gjithë bashkëlojtarët, duke përjetësuar këtë moment historik që çoi Kosovën për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.  

Ky top tashmë ka zënë vendin e tij në shtëpinë e Muriqit si kujtim i arritjes më të madhe të kombëtares deri më tani. 

Muriqi vazhdon të shkruajë historinë me Kosovën, duke konfirmuar statusin e tij si një ndër sulmuesit më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë kombëtarja.  

Me 31 gola në 60 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës. Debutim e ka bërë në vitin 2017 dhe që atëherë shënon rregullisht. 


Rekordet flasin vetë

31 gola në 60 ndeshje – Golashënuesi absolut i Kosovës
Rekord personal – 4 gola kundër San Marinos në vitin 2021
8 gola vetëm në vitin 2021 – Viti më produktiv me fanellën e Kosovës
3 gola kundër Islandës – Het-triku që i dha Kosovës promovimin në Ligën B.


Ky sukses konfirmon Muriqin si shtylla kryesore e kombëtares. Me topin e het-trikut tashmë në shtëpi, sulmuesi i Mallorcës është gati të synojë maja të reja me “Dardanët”. /Telegrafi/  

Exit mobile version