Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi – nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’  

Sulmuesi ynë, Vedat Muriqi, ka arritur të shënojë gol kundër Real Madridit në ndeshjen hapëse të La Ligas, e cila u mbyll me rezultat 1-1. 

Muriqi ka treguar që në start që do të jetë protagonist absolut në La Liga këtë sezon me paraqitjen ndaj Real Madridit.

Por në minutën e 53-të, Daniel Rodriguez harkoi në zonë, ku gjeti Vedat Muriqin i cili me një goditje me kokë shënoi në portën e Thibaut Courtois për 1-1. 

 

Sulmuesi në minutat e fundit nxori me karton të kuq mbrojtësin e Real Madridit Ferlan Mendyn, i cili ndërhyri në këmbën e Muriqit, pasi ky i fundit po mbronte topin. 

 

Muriqi luajti 90 minuta, ndërsa kishte tre goditje brenda kuadratit ndaj Real Madridit, duke i nxjerrë punë Thibaut Courtoisit. 

Ai fitoi tetë duele nga 17 sa kishte, ndëras e ndihmoi mbrojtjen edhe me tri spastrime. 

Sulmuesi po ashtu kishte edhe një pasim kyç gjatë ndeshjes, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 7.3. 

 

Nga La Liga, ai u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes./Telegrafi/  

Exit mobile version