Telegrafi

Vedat Muriqi i lënduar, por vazhdon përkrahjen për Kosovën

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sulmuesi Vedat Muriqi ka bërë një postim së fundmi në rrjetet sociale, ku tregon për përkrahjen e tij për Përfaqësuesen e Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Lexo po ashtu Rrugëtimi i Kosovës plot emocione dhe gola deri tek dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në EURO 2020

Trajneri Bernard Challandes ka mungesa të mëdha për këtë ndeshje, ku njëra nga kryesoret është ajo e sulmuesit të Fenerbahces, Muriqi, i cili është i lënduar.

Megjithatë, shtatlarti prizrenas edhe përkundër lëndimit dëshiron t’ju qëndroj pranë bashkëlojtarëve duke i motivuar me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Mesazh emocionues i Muriqit për bashkëlojtarët: Suksese shokëve të mi - ndjej keqardhje që nuk mund të jem në fushë

“Të gjithë Kosova me juve. Forca Kosovë”, shkruan në postimin e Muriqit në ‘instastory’.

Ndryshe, takimi zhvillohet në Doosan Arena të Plzen me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/