Telegrafi

Vedat Muriqi kthehet startues – gol dhe asistim në fitoren e Fenerbahces

Vedat Muriqi ka startuar nga minuta e parë për Fenerbacen pas lëndimit që e pësoi muaj më parë.

Prizrenasi në ndeshjen e Kupës së Turqisë, në ndeshje ndaj Istanbulspor AS, ku skuadra e tij shënoi fitore 4-0.

Ai shënoi gol dhe asistoi një herë në këtë ndeshje.

Goli i tij erdhi në minutën e 71-të për rezultatin 3-0 me një goditje të fort nga brenda zonës.

Muriqi fillimisht kishte asistuar edhe te goli i dytë, duke e treguar paraqitjen e tij të mirë.

Sulmuesi doli nga ndeshja menjëherë pas golit. /Telegrafi/