Telegrafi

Vedat Muriqi: Kam mundur të shënoj më shumë gola, por jam shumë i lumtur me fitoren

Sulmuesi Vedat Muriqi, ka treguar formë të lartë edhe në këtë ndeshje, ku me pak fat ka mundur të shënojë më shumë gola.

Ai e gjeti rrjetën në minutën e 35-të për 2-0, duke shënuar pas dy tentimeve.

“Njëherë thamë se mjafton 2-0 për tri pikë. Patëm raste shumë, patëm raste për fitore të thellë. Unë pata pesë raste të qind për qind”.

“Sulmues matet me gola. Për kombëtare është ndryshe. Kisha dëshira të shënoja më shumë, por e rëndësishme fitorja”.

“Loja po zhvillohet rreth teje? Nuk duhet ta diskutoj si lojtarë pozitën time. Unë luaj si shkon loja dhe kjo është pjesë e opsionit”.

“Provokimet nga malazezët? Nuk ishte provokim fillimisht, por ai pastaj vazhdoi dhe unë u nxeha paska”.

“Kisha qetësi, por ndonjëherë kur nuk e do, nuk e do, duhet të kemi fat, sikurse te goli”.

“E them edhe një herë, jam i lumtur për golin, por më shumë për fitoren”, ka thënë Muriqi për Supersport pas ndeshjes. /Telegrafi/