Telegrafi

Vedat Muriqi ka fluturuar drejt Spanjës për të kompletuar transferimin te Mallorca

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet shumë shpejtë të konfirmohet si lojtar i ri i klubit spanjoll, Mallorca, pas marrëveshjes me Lazion.

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio tani ka përfunduar thuajse edhe zyrtarisht.

Pas disa ditë negociatash, sulmuesi kosovar largohet nga kryeqyteti italian dhe ka fluturuar për në Spanjë, apo më saktë në Mallorca.

Lexo po ashtu E kryer, Vedat Muriqi sulmuesi i ri i Mallorcas

Ish-qendërsulmuesi i Fenerbahçes tashmë po fluturon me familjen për në qytetin iberik.

Për të dëshmuar këtë, janë disa fotografi të Muriqit në aeroportin e Romës, por edhe disa shkrepje të postuara nga bashkëshortja e tij, Edibe Muriqi, në ‘story’ të profilit të saj në Instagram.

Marrëveshja mes Lazios dhe Mallorcas thuhet se është një huazim për gjashtë muaj me një kosto prej 1 milion euro me opsion blerje në verë për 12 milionë euro tjera.

Muriqi pritet sot (e shtunë) t’i përfundoj testet mjekësore me klubin nga La Liga dhe zyrtarizimi mund të vijë nesër (e diel). /Telegrafi/