Telegrafi

Vedat Muriqi ia ‘terron’ Thiabut Courtois, ‘Pirati’ gjen sërish golin ndaj Real Madridit  

Sulmuesi ynë, Vedat Muriqi, ka arritur të shënojë gol kundër Real Madridit në ndeshjen hapesë të La Ligas. 

Mallorca dhe Real Madridi aktualisht janë në barazim 1-1, më Rodrygon që shënoi në pjesën e parë. 

Por në minutën e 53-të, Daniel Rodriguez harkoi në zonë, ku gjeti Vedat Muriqin i cili me një goditje me kokë shënoi në portën e Thibaut Courtois për 1-1. 

 

Ndeshja e parë dhe goli i parë i Muriqit në këtë sezon me fanellën e Mallorcas. 

Muriqi edhe në të kaluarën kishte arritur të shënonte ndaj Real Madridit. /Telegrafi/