Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.
Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ku kishte një paraqitje shumë të mirë.
Në pjesën e parë, Muriqi fillimisht që në rastin e parë qëlloi shtyllën në minutën e 14-të pas një goditje të mirë.
Shtatë minuta më vonë u ndal nga portieri Simone Colombi, edhe pse goditja ishte e fuqishme.
Pas këtyre rasti erdhi edhe goli i Lazios, kur shënoi Marco Parolo në minutën e 23-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Parma ishte më serioze, kur rrezikoi disa herë. Valentin Mihaila i barazoi shifrat në minutën 83-të të ndeshjes, duke shënuar për 1-1.
Por, në minutën e fundit të kohës së rregullt një goditje me kokë e Muriqit rezultoi me golin e fitores për Biancocelestët (2-1), edhe pse u regjistrua si autogol i portierit kundërshtar.
???? VEDAT MURIQI GOAL !
Muriqi gets the winner in today’s #CoppaItalia game in the 90th minute again #Parma.
First of many ? pic.twitter.com/DEAPxslLsa
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 21, 2021
Lazio pas kësaj fitoreje kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/