Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur ta gjejë rrugën e golit me skuadrën e tij Genclerbirligi.
Genclerbirligi është duke u përballur me Besiktasin në ndeshjen hapëse të javës së tetë.
Vendasit kanë kaluar në epërsi që në minutën e 16-të me Vedat Muriqin.
Sulmuesi mori një kthyes nga portieri dhe nga afër e shtyu topin në rrjetë.
Ky është goli i tij i parë në këtë sezon me fanellën e Genclerbirligi.
Sulmuesi ka qenë i ftuar në dy ndeshjet e fundit nga Kosova me Ukrainën dhe Islandën. /Telegrafi/