Site icon Telegrafi

Vedat Bajrami së shpejti me një projekt të përbashkët në Stamboll me aktorin e ri shqiptar në Turqi

Aktori i njohur i “Stupcave”, Vedat Bajrami, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për rolet e tij.

Ai gjithashtu ka një miqësi të mirë me një numër të madh yjesh nga estrada, me të cilët ka bashkëpunuar herë pas here në projekte specifike.

Një bashkëpunim shumë interesant, humoristi Bajrami ka nisur me aktorin e ri shqiptar që o bën emër në Turqi, Ernis Ibra.

Foto: Ernis Ibra/Instagram

Me këtë të fundit, ai ka darkuar në një nga restorantet e Prishtinës, teksa publikuan një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, të cilën e titulluan “Së shpejti”.

Dyshja në fjalë janë duke punuar në një projekt të përbashkë filmik, që do të jetë një ndërlidhje mes dy shteteve Kosovë-Shqipëri.

Mbetet të shihet se çfarë do të rezervojnë për publikun shqiptar dy aktorët. /Telegrafi/

Foto: Ernis Ibra/Instagram
Exit mobile version