Është folur e shkruar shumë për rëndësinë që ka për Kosovën, përmbyllja e procesit të fiskalizmit, konkretisht pajisja e bizneseve me Arkë Fiskale, një proces ky që ka nisur qysh në vitin 2010.
E në këtë rrugëtim, Enternet ka dhënë kontributin e saj, duke sjellë çmimet më të lira jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe rajonit. 9.99 euro në muaj, që përfshinë Arkën Fiskale, Abonim 4 vite, Kontrollë Teknike 4 vite dhe garancion 1 vjeçar. Për më tepër Enternet, në bashkëpunim me NLB banka u ofron bizneseve mundësinë që ta pranojnë këtë ofertë, duke u financuar 100 për qind nga banka dhe duke mos paguar asnjë shpenzim administrativ.
E kësaj kampanje, me ofertën më të lirë, vetëm nga Enternet, i është bashkuar edhe Vedat Bajrami, aktori i njohur kosovarë, duke thë në se me kontribu pë r shtet ë shtë patriotizëm!
Me qëllim të rritjes së numrit të bizneseve që operojnë konform rregullave fiskale, Vedati ka realizuar një video-mesazh, në stilin e tij unik, duke u bërë thirrje bizneseve, që të fiskalizohen, duke shfrytëzuar ofertën më të mirë nga Enternet.
Vedati në këtë video tregon se si mospaisja me Arkë Fiskale, ka shtyrë shumë biznese që të veprojnë në panikë, duke u mbyllur në kohë kontrolle dhe duke paguar çmime të larta të gjobave nga ATK. Ai vazhdon rrëfimin, duke vënë në pah faktin që tani, çmimet e lira për paisje me Arkë Fiskale u mundësojnë secilit biznes, në çdo vend të Kosovës, që të operojnë me këtë paisje, të evitojnë gjobat dhe të kontribuojnë për shtetin dhe forcimin ekonomik të tij.
“ik ik ik se inspekcioni ….
Jo s’po iki hiq se!
Me kontribu per shtet eshte patriotizem.
E masi arkat fiskale kane ra pertoke me cmime, nuk ka arsye per asnje biznes, qe mos me u fiskalizu.
E me kete video, me vullnet dhe probono, une u bashkova me kampanjen e Enternet qe ka cmimet me te lira, jo vec ne Kosove po edhe ne rajon.
Te fala Shabani”, është postimi i plotë i Vedatit në rrjetet sociale.