Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, njihet si simpatizant i madh i Përfaqësueses së Kosovës.
Ai është përfshirë këto ditë në frymën e futbollit, kjo pasi Kosova ka dy ndeshje të rëndësishme përpara.
Këtë javë, ajo do të luajë kundër Çekisë dhe më pas kundër Anglisë, me shpresën për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.
I entuziazmuar për ndeshjen radhës që do të luhet, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shihet teksa ushtron boks me trajnerin e tij.
“Gati për ndeshje Kosovë-Çeki”, ka shkruar Bajrami në mbishkrimin e kësaj videoje ,e cila është pasuar nga komente të shumta.
Vedati përndryshe e ka treguar disa herë se është fans i futbollit dhe është marrë me futboll kur ka qenë i ri. /Telegrafi/