Telegrafi

Vedat Bajrami: Kalova te Prishtina në shkëmbim të një kamioni, pesë ari parcelë edhe një qen të Sharrit

Afati kalimtar i transferimeve të lojtarëve gjatë muajit janar tashmë ka përfunduar.

Por, duket se jo edhe për aktorin e njohur shqiptar, Vedat Bajramin, i cili njihet për satirat dhe humorin që sjell për fansat.

Ai është tallur në rrjetet sociale rreth një transferimi të tij në klubin më të trofeshëm futbollistik në Kosovë, Prishtinën.

“Transferi më i ri në klubin Prishtina sot bëra marrëveshje me ndërrim një kamion pesë ari parcelë edhe një qen të Sharrit. Shpresoj q golat s’kan me munguar. I uroj punë të mbarë Radio Prishtinës me frekuenca më e re në qytetin tonë 89.8”, ka shkruar aktori në llogarinë personale në Instagram.

Vedatin do ta shohim edhe në vazhdim të vitit me shfaqjet fantastike në serialin “E-gjeli”.

Ndryshe, aktorin është një ndër aktoret më të preferuar në trojet shqiptare dhe do ta shohim edhe në disa projekte të tjera teatrale dhe filmike. /Telegrafi/