Telegrafi

Vedat Bajrami i gëzohet demarkacionit, thotë me shaka se është gati të shkojë tek të afërmit në Gjermani për vikend

Aktori i njohur i “Stupcave”, Vedat Bajrami, ka reaguar menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur në një punishte me kapele në kokë.

Lexo po ashtu KALON DEMARKACIONI

Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkruan se tashmë është gati për të shkuar te daja i tij në Gjermani, siç rëndom bëjnë shqiptarët që kanë të afërmit e tyre në diasporë.

“O daj a je ka shpija vikend se pata qef me ardh pak n’ Gjermani me ja u bo për hajr qe e keni ly banesën”, ka shkruar Bajrami në Instagram.

Ndërkohë, një gjë të tillë e ka bërë më herët edhe Fatmir Spahiu, i cili ka shkruar se tani është gati të shkojë në Paris.

Lexo po ashtu Aktori Fatmir Spahiu thumbon politikanët: Vizitë Parisit të bukur pas votimit të Demarkacionit

Mesa duket, Demarkacioni ka gëzuar edhe figurat publike. /Telegrafi/