Site icon Telegrafi

Veçoria “Twitter Circle” tani e disponueshme për të gjithë – mund të bëni status për vetëm një grup të caktuar njerëzish

Twitter Circle – mjeti i platformës të këtij rrjeti social që lejon përdoruesit të postojnë për grupe më të vogla njerëzish – është bërë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit për herë të parë.

Siç bëhet e ditur, funksioni ka qenë në testim midis përdoruesve të zgjedhur që nga maji, por Twitter tani e ka lansuar për të gjithë në aplikacionet e tij Android dhe iOS dhe nëpërmjet shfletuesve të internetit, transmeton Telegrafi.

Circle iu mundëson përdoruesve të ndërtojnë një grup prej deri në 150 ndjekës për t’u bërë pjesë e ‘Rrethit’ (Circle) të tyre, kështu përdoruesit më pas do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do të postojnë diçka publikisht ose vetëm për Rrethin e tyre.

Platforma e medieve sociale tha se përgjigjja nga testimi i deritanishëm kishte qenë ‘shumë pozitive’. /Telegrafi/

Exit mobile version