Twitter po lanson mundësinë për të ndryshuar tweet-et për abonentët e Twitter Blue në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, njoftoi rrjeti social të hënën.
Kompania thotë se butoni i redaktimit do të lansohet për abonentët Blue në SHBA së shpejti, por nuk dha një datë specifike të lansimit, transmeton Telegrafi.
Abonentët e Twitter Blue në këto vende tani mund të modifikojnë tweet-et e tyre deri në 30 minuta pas postimit. Por përdoruesit mund të modifikojnë tweet-et e tyre vetëm pesë herë brenda kësaj periudhe kohore prej 30 minutash.
test went well, Edit Tweet is now rolling out to Twitter Blue members in Canada, Australia, and New Zealand!
US coming soon pic.twitter.com/7NNPRC0t1I
— Twitter Blue (@TwitterBlue) October 3, 2022
Është e mundur që Twitter të prezantojë këto kufizime për të ndaluar njerëzit të abuzojnë me veçorinë duke ndryshuar përmbajtjen në mënyrë drastike, duke u dhënë ende përdoruesve kohë të mjaftueshme për të korrigjuar gabimet e shtypit ose për të shtuar hashtags.
Pasi të ndryshoni një tweet, do të shfaqë një vulë kohore që tregon se kur është edituar tweet-i. Njerëzit që lexojnë tweet-in mund të prekin etiketën për të parë historinë e ndryshimit të tweet-it. /Telegrafi/