Gazeta ditore ”Veçernje Novosti” ka shkruar të enjten që Serbia ”është duke përgatitur masa” nëse Shkupi do ta mbështetë Prishtinën në institucionet ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj gazete, Serbia mund të vendosë që të ”ndyshoj” vendimin për njohjen e Maqedonisë me emrin ”Republika e Maqedonisë”. Gjithashtu, gazeta ka mësuar se Beogradi do t’i vëzhgojë me kujdes lëvizjet e Maqedonisë dhe qëndrimin e saj për pranimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe ”ashtu siç Shkupi vendoset përballë interesave tona kombëtare, ashtu edhe ne ndaj atyre”.
”Veçernje Novosti” raporton se ”Beogradi mund të aktivizojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shkupin në 2018”, pasi që Kosova synon të aplikoj në Interpol, pas dështimit të sivjetëm./Telegrafi/